Ishin nisur nga Franca për në Angli/ Përmbytet gomonia me emigrantë, 27 viktima

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 24.11.2021, 18:19

Një tjetër tragjedi është regjistruar në kanalin mes Francës dhe Anglisë pranë Calais. Mediat franceze raportojnë se kanë humbur jetën 27 emigrantë në përpjekje për të shkuar me gomone në Angli, por u përmbys gjatë rrugës. Trupat e pajetë u zbuluan nga peshkatarët mesditën e sotme. Ministri i Brendshëm i Francës Gérald Darmanin ka shkuar në vendngjarje. Në llogarinë e tij në Twitter, ai ka shprehur “dhimbjen e madhe për këtë tragjedi. “Nuk mund të themi kurrë aq sa duhet për natyrën kriminale të kontrabandistëve që organizojnë këto kalime” denoncoi gjithashtu ai.

Ndërkohë vijojnë kërkimet për të gjetur persona të tjerë që mund të jenë ende në det, disa të cilët tashmë janë gjetur. Gjithashtu në kërkime është angazhuar edhe Marina Franceze, dy helikopterë dhe një një varkë shpëtimi.

Burimi: bfmtv.com | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit