Rikthehen telashet për Ronaldinhon, burg në fillim të dhjetorit nëse s’shlyen borxhet

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.11.2021, 16:10

Ish- ylli i Barcelonës dhe AC Milan , Ronaldinho është paralajmëruar se ai mund të rikthehet në burg për një mosmarrëveshje për pagesën e mirëmbajtjes me një ish të dashurën. Raportet në Brazil thonë se 41-vjeçari është urdhëruar të shlyejë borxhin e tij me Priscilla Coelho deri më 1 dhjetor për të shmangur sekuestrimin e aseteve të tij dhe burgun e mundshëm. Avokati i Priscilla-s, Bruno Medrado, i tha gazetës braziliane Extra: Tani për tani ai duhet të paguajë.

Ronaldinho u arrestua dhe u burgos në mars 2020 pasi dyshohet se u përpoq të hynte në Paraguaj me një pasaportë false

Zyrtarët thuhet se i kanë dorëzuar Ronaldinhos një thirrje gjyqësore në mënyrë që ai të mund të njoftohet zyrtarisht për afatin e pagesës së mirëmbajtjes më 11 nëntor, pas disa përpjekjeve të dështuara për ta gjetur atë. Ish-futbollisti, i arrestuar dhe i burgosur në Paraguaj vitin e kaluar pasi fluturoi në vend me një pasaportë false, aktualisht besohet të jetë në Dubai. Në maj 2018 Ronaldinho u detyrua të mohonte pretendimet se po martohej me Priscilla dhe një grua tjetër, të quajtur Beatriz Sousa, në të njëjtën kohë. Ai foli pasi një gazetë braziliane tha se do të lidhë kurorë me çiftin mahnitës në një ceremoni private në lagjen luksoze Barra da Tijuca në Rio de Janeiro, ku ai zotëron një shtëpi. Coelho-s mësohet se i janë dhënë rreth 13,500 £ pas arbitrazhit si 'gruaja' e legjendës braziliane.

Ronaldinho gëzoi një karrierë të shkëlqyer futbolli dhe mbahet mend më së miri për kohën në Barcelonë

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit