Vrasja e 8-vjeçarit në Fier/ Familjarët e Mateos hyjnë në shtëpinë e tmerrit, ndezin qirinj në vendin ku u gropos vogëlushi

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24.11.2021, 13:50

Kanë kaluar 8 ditë nga krimi makabër në Fier, ku 8-vjeçari Mateo Vasiu u vra brutalisht nga 38-vjeçari Klodian Çalamani. Familja e vogëlushit të ndjerë ka hyrë në shtëpinë e tmerrit, ku 38-vjeçari Klodian Çalamani vrau dhe groposi fëmijën. Pasi janë hequr shiritat e skemës së krimit, familjarët kanë ndezur qirinj në gropën ku u varros 8-vjecari.

Kujtojmë se familjarët pretendojnë se një e afërme e familjes së Mateos di rrethanat e vërteta që shtynë 38-vjeçarin t’i marrë jetën fëmijës së mitur. Pritet që grupi hetimor të marrë deklaratat e personave ku dyshon familja e të zbardhet ngjarja makabre që ka tronditur mbarë opinionin publik shqiptar.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit