45-vjeçari në Bulqizë terrorizon fëmijët: Iu rreh nënën para syve dhe e kërcënon me jetë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.11.2021, 13:28

Policia e Bulqizës ka arrestuar së fundmi një 45-vjeçar pasi ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Në pranga ka rënë shtetasi A.K pasi në banesë në prezencë dhe të fëmijëve të tij të mitur ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka kërcënuar për jetën.

Njoftimi i policisë:

Ushtroi dhunë fizike dhe kërcënoi për jetën bashkëshorten e tij, vihet në pranga 45 vjeçari. Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.K., 45 vjeç, banues në Shupenzë, pasi në banesë në prezencë dhe të fëmijëve të tij të mitur ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka kërcënuar për jetën. Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit