“Squid Game” tek kulla pas Sahatit në Tiranë/ Sa shanse ka të jetojë punëtori?

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 23.11.2021, 19:25

Të gjithë e dinë tashmë se siguria në vendet e punës në Shqipëri është në nivele shumë të ulëta, kryesisht në firma prodhuese apo kantiere ndërtimi. Disa çaste më parë pranë redaksisë së JOQ Albania ka mbërritur një video nga një qytetar, ku shihet se si një punëtor “fluturon” në qiell. Bëhet fjalë për një punëtor që po “luan Squid Game” tek kulla pas Sahatit në Tiranë. Sa shanse mendoni ju se ka një punëtori që të jetojë duke punuar pa kushte sigurie?

Për ata që nuk e kanë parë akoma serialin, “Squid Game” ka të bëjë me një shfaqje të trilluar të lojërave vdekjeprurëse, në të cilën personazhet e goditur nga varfëria konkurrojnë në një seri lojërash për fëmijë për të fituar një çmim parash. Nëse e mendoni “thellë” atëherë mund të shihni shumë ngjashmëri midis punës në fjalë dhe serialit që po thyen rekorde në botë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit