Mbyllet burgu i Zaharisë, të dënuarit do të transferohen në Shënkoll

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 23.11.2021, 13:21

Sapo është bërë me dije se është mbyllur burgu i Zaharisë, ku vuajnë dënimin të burgosurit me probleme të shëndetit mendor. Burime për media bëjnë me dije se të burgosurit në datën 27 dhe 28 nëntori do të transferohen për të vuajtur dënimin në burgun e Shënkollit në Lezhë.

Nuk dihen ende arsyet e këtij vendimi, por mendohet se shkaku kryesor mund të jetë gjendja tejet e amortizuar e ambienteve të këtij burgu. Lajmi në fjalë ishte paralajmëruar disa ditë më parë nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i cili ka deklaruar se këtë vit nuk do të ketë asnjë amnisti për të burgosurit në të gjithë vendin.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit