Mund të themi me plot gojën se natyra është "viktima" më e madhe e njerëzimit.
Njerëzit e kanë shfrytëzuar për mijëra vjet natyrën, shpesh duke abuzuar me burimet e saj.
Prerjet e pemëve pa kriter, ndotja e ajrit dhe ujërave të deteve, oqeaneve, lumenjve dhe liqeneve, janë disa nga plagët më të mëdha që shoqëria njerëzore i ka shkaktuar natyrës.
Mirëpo, natyra jo rrallë herë ua demonstron njerëzve fuqinë e saj të paparashikueshme, përmes stuhive, uraganeve, vullkaneve, tërmeteve, tsunameve, përmbytjeve etj.
Mijëra njerëz humbin jetën çdo vit si pasojë e fatkeqësive natyrore, të cilat zbresin me këmbë në tokë njeriun dhe i rikujtojnë se sa të pafuqishëm janë përballë natyrës.
Në lidhje me këtë temë, tabloidi i njohur britanik "Unilad" ka shpërndarë një video në rrjetet sociale të titulluar "natyra është një bishë mizore", ku tregohen disa nga pamjet më të frikshme ku natyra me fuqinë e saj "gjunjëzon" çdo autoritet njerëzor.
Të tilla pamje duhet të shërbejnë si sensibilizim për mbarë njerëzimin, në mënyrë që raca jonë të mos abuzojë me natyrën pasi "hakmarrja" e natyrës mund të jetë e pamëshirshme.
Për më tepër shihni videon e mëposhtme: