Një tërmet është regjistruar mbrëmjen e sotme në Greqi, në afërsi të kufirit me Shqipërinë.
EMSC raporton se lëkundja sizmike ka qenë me magnitudë 4.4 sipas shkallës Rihter dhe me thellësi fokale 2 km.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 11 km në veri të Paramythia dhe në afërsi të Igumenicës.
Fatmirësisht nuk ka raportime për dëme materiale.
Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 22:04.
Kujtojmë këtu se Greqia njihet si një vend me aktivitet të lartë sizmik, ku gjatë muajve të fundit është goditur nga disa tërmete të fortë.
