Mike Tyson rrëfen sekretin e tij: Kam pirë helmin e zhabës për të qenë më i përqendruar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.11.2021, 17:25

Mike Tyson ka folur për herën e parë që provoi helmin e zhabave për t'u përqendruar dhe për të qenë më kreativ. Gjatë një paraqitje në Wonderland, një konferencë në Majami që fokusohej në mikrodozimin dhe mjekësinë, ish-kampioni botëror i boksit tregoi saktësisht se çfarë ndodhi kur mori helmin e zhabave.

Kam marrë 53 herë helmin e zhabës së shkretëtirës. Gjithsesi, përvoja ime e parë me këtë metodë ka qenë unike. Atë herë të parë thuajse kam vdekur. Asokohe këtë gjë e bëra si një sfidë. Në jetën time kam përdorur lloje të ndryshme drogash, nga më të fortat, si kokaina. Ndaj vendosa të provoja edhe këtë gjë të re. Helmi i zhabës së shkretëtirës është i një dimensioni tjetër. Para se ta bëjë këtë gjë isha si një relike. Kundërshtari më i fortë me të cilin jam përballur ndonjëherë ka qenë vetja ime dhe kisha një vetvlerësim të dobët. Personave me një ego të madhe kjo gjë u ndodh shpesh. Helmi i zhabës e zhvesh totalisht egon.

Credit: Alamy

Sonoran Desert Toad” (zhaba e shkretëtirës) kalon 7 muaj të vitit nëntokë, por helmi i saj mund të tymoset për të përfituar efekte psiqike të mira. Në fermën e tij në jug të Kalifornisë boksieri ka shumë zhaba të tilla, të cilat ai i përdor. Tyson tha se ka zbuluar këtë ritual tradicional shërimi 4 vite më parë dhe që nga ajo kohë ka humbur 45kg.

Njerëzit shohin se sa shumë kam ndryshuar, jeta ime ka ndryshuar tërësisht. Helmi i zhabës të jep mundësinë të arrish maksimumin e potencialit tënd. E shoh botën në një mënyrë tjetër. Jemi të gjithë njësoj dhe gjithçka është dashuri.

Credit: Alamy

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit