Detaje tronditëse janë zbardhur në lidhje me krimin makabër që ndodhi në Fier ditën e hënë. Klodian Çalamani rrëmbeu dhe vrau mizorisht një 8-vjeçar pasi sipas tij e kishte sharë. Është mësuar se Klodiani para se ta groposte në tokë 8-vjeçarin Mateo Vasiu, i ka lidhur duart dhe këmbët dhe më pas e ka hedhur në gropën që ka hapur dhe e ka mbuluar me dhe. Pas kësaj Klodiani ka bërë të paditurin dhe i ka pyetur disa herë familjarët e të miturit nëse e kishin gjetur djalin apo jo.
Kujtojmë se Mateo ishte nisur për shkollë ditën e djeshme kur u rrëmbye nga Çalamani, pasi e gënjeu se do t'i bënte xhiro me biçikletë. Por pas kësaj ai e mori të miturin në shtëpinë e tij dhe e dhunoi mizorisht, derisa një goditje me lopatë i dha vdekjen e menjëhershme.