Zyrtarja amerikane zbulon detaje se pse u ftuan Kosova dhe Serbia në Samitin e Demokracisë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.11.2021, 10:04

Nënsekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ezra Zeja ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ftuar Kosovën dhe Serbinë në Samitin e Demokracisë nga dëshira e Amerikës që të gjithë të mësojnë dhe të punojnë në rindërtimin e demokracisë.

Samiti i Demokracisë i organizuar nga presidenti amerikan, Joe Biden do të mbahet më 9 dhe 10 dhjetor.

“Thirrjet tona pasqyrojnë dëshirën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të qenë të gjithë së bashku, për të mësuar dhe për të punuar së bashku me këto qeveri dhe vendet partnere. Si një vend i përkushtuar ndaj idealeve demokratike, ne duam gjithashtu të shohim angazhimin demokratik të këtyre vendeve në vitet e ardhshme si dhe në çështjet që synojnë sa i përket demokracisë globale”, tha Zeja e cila është nënsekretare për Sigurinë Civile, Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut.

Zeja u deklarua saktësisht për mos-ftesën si fillim të Kosovës dhe Serbisë në Samitin e Demokracisë dhe më pas vendimin për t’i ftuar që të dy shtetet, duke theksuar se ky samit ka për qëllim diskutimin e mbrojtjes kundër autoritarizmit, zgjidhjen dhe luftimin e korrupsionit dhe promovimin e respektimit të të drejtave të njeriut.

Biden do të presë në samit virtual udhëheqësit e qeverisë, shoqërisë civile dhe sektorit privat nga 9 dhe 9 dhjetor 2021.

Samiti do të fokusohet në sfidat dhe mundësitë me të cilat përballet demokracia dhe do të ofrojë një platformë për liderët që të marrin përsipër angazhimet individuale dhe kolektive në mbrojtjen e demokracisë dhe të drejtave të njeriut brenda dhe jashtë vendit, transmeton lajmi.net.

Sipas zyrtares amerikane, qëllimi i Samitit të Demokracisë është të tregohet se si demokracitë mund të përballojnë çështjet që kanë më shumë rëndësi për njerëzi; forcimi i qeverisjes së përgjegjshme, zgjerimi i mundësive ekonomike, mbrojtja e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut si dhe mundësimi i një jete dinjitoze.

Ndryshe ditë më parë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar ftesën zyrtare nga Joe Biden për Samitin e Demokracisë.

“Republika e Kosovës është shembull i ndritur i përpjekjeve të vazhdueshme për liri e demokraci. Si e tillë është model për rajonin tonë dhe më gjerë. Kosova do ta ndajë përvojën e saj të veçantë në ndërtimin e institucioneve dhe praktikave demokratike, në partneritet të jashtëzakonshëm me miqtë tanë ndërkombëtar – ku rol prijatarë kanë pasur Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Osmani ndër të tjerash.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit