Kjo është pasuria milionëshe e Përparim Ramës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.11.2021, 10:54

Kandidati i zgjedhur për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se pasuria e tij është mbi 11 milion funte si dhe ka 6 milionë funte borxhe. Ai në emisionin “Kallxo Përnime” tha se i ka 15 kompani përmes të cilave bën investime.

“I kam 15 kompani ku jam aksionar, struktura e biznesit është asisoji, në Londër për shembull kompania krijohet si entitet për të bërë një investim, mund ta blesh një shtëpi, e bënë planin, ndërton, zgjeron e më pas e shet në emër të asaj kompanie ku investimet ndahen dhe taksat paguhen.

Vlera e pronave që kam nëpër botë është mbi 11 milionë funta, prej tyre janë 6 milionë janë borxhe”, ka thënë Rama.Rama shtoi se prej figurave në Kosovë është ortak në një kopani me ish aksionarin e IPKO-s, Bujar Musa.

“Prej figurave në Kosovë jam ortak në një kompani me Bujar Musën, i cili e ka krijuar IPKO-n, ai para pak vitesh kur ka ardhur në Londër ka dashur të bëjë një investim, jemi bashkaksionarë pasi edhe unë kam investuar aty”, shtoi tutje Rama.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit