Dramë në Grupin C/ Zvicra kualifikohet në Botëror, Italia mbetet në “Play-Off”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 15.11.2021, 22:55

Një dramë e vërtet është ajo që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Grupin C të Kualifikueseve për Kupën e Botës "Katar 2022".

Zvicra ka arritur të kualifikohet për në Botëror pasi mposhti në shtëpi Bullgarinë me rezultatin e thellë 4-0, ndërsa kampionët e Europës, Italia, do iu duhet të fitojnë ndeshjen e "Play-Off" për të siguruar pjesëmarrjen në "Katar 2022".

"Azurrët" nuk arritën të shënonin në transfertë ndaj Irlandës së Veriut, duke e mbyllur sfidën me rrjeta të paprekura.

Italia dhe Zvicra u përballën mbrëmjen e 12 tetorit midis tyre, ndeshje e cila u mbyll me rezultatin 1-1. Duket se ky barazim i ka kushtuar shtrenjtë italianëve, të cilët tashmë duhet të presin se cili do të jetë kundërshtari i tyre në "Play-Off".

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit