Në një emision televizi Rama u shpreh publikisht se Xhorxh Soros dhe fondacioni i tij kanë bërë shumë për Shqipërinë gjatë 30 viteve. Ndër të tjera ai shtoi se kush shpif ose bën konspiracione ka probleme me veten.
“Fondacioni i Shoqërisë së Hapur është një nga forcat më pozitive në historinë e 30 viteve për Shqipërinë e shqiptarët. Fondacioni Shoqëria e Hapur dhe Xhorxh Soros personalisht kanë bërë për Shqipërinë jashtëzakonisht shumë e sot në Shqipëri ka plot fëmijë që shkojnë në shkollat e ndërtuara nga Xhorxh Sorosi, jo një e dy, po shumë shkolla pas tmerrit të vitit 1997. Të gjitha shpifjet e konspiracionet që bëhen në adresë të Xhorxh Sorosit vijnë nga skuta e mendje që kanë probleme me të vërtetën, me vetë historinë e tyre e të shkuarën e tyre”- u shpreh Rama.