“Vodafonizohet” ura në Tiranë, aktivisti denoncon skandalin e Bashkisë: Ku është transparenca financiare?!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05.11.2021, 21:01

Aktivisti Andi Tepelena ka denoncuar skandalin e rradhës nga Bashkia e Tiranës.

Bëhet fjalë për brendimin e urës që ndodhet përballë Kishës Katolike, e cila siç shihet dhe në fotot e publikuar nga aktivisti, duket se është "vodafonizuar".

Me të drejtë, Tepelena ngre pyetjen se me ç'leje është veshur me dekorin e kompanisë Vodafonë ura në fjalë, e cila është një hapësirë publike, pa marrë dakordësinë e qytetarëve që ajo të dekorohet "me shijet estetike të Lali Lekut".

Më tej, aktivisti ngre pikëpyetje të tjera, ku thekson se mungon transparenca financiare në lidhje me përfitimet që merr publiku në këmbim të lëshimit të hapësirës publike, si dhe mungesën e një tabele që tregon se sa kohë do qëndrojë ura e "vodafonizuar".

Vodafone e ka shfrytëzuar maksimalisht këtë "peshqesh" nga Bashkia e Lali Lekut, duke reklamuar kompaninë e saj në një hapësirë publike që u përket qytetarëve të Tiranës.

Reagimi i plotë i aktivistit Tepelena:

Brendimi, i pakërkuar nga qytetarët, nga ana e Bashkisë, i një hapsire publike, sheshi apo ure këmbësorësh me logon, dekorin e një kompanie private me leje të kujt bëhet?!Janë dakort qytetarët që ura e tyre te dekorohet me shijet estetike të kryetarit tê Bashkisë?! Po tabela që tregon sa kohë do të rrijë kjo gjëja ku është?! Po transparenca financiare mbi benefitet që mer publiku në këmbim të lëshimit të hapsirës së tyre brendit komercial, ku është?! Për cfarë shërbimesh publike shkojnë këto para?! A mund ta dijnë qytetarët e këtij qyteti si përdoret e hapsira e tyre, dhe nëse janë dakort, cfarë përfitojnë në këmbim?! Apo kërkoke shumë zotrote, ku jemi këtu në Suedi!!

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit