Një 'qese' e dyshimtë është gjetur mëngjesin e sotëm në rrugën “Martin Camaj” në kryeqytet. Policia është aktualisht duke verifikuar rastin. Ndërkohë e gjithë rruga është bllokuar. Topchannel raporton se pakoja është e lidhur me telefon dhe se brenda është një bombë artizanale. Dyshohet se ka rënë nga ndonjë makinë.

