Ada dhe Edi i “Për’puthen” u përjashtuan nga programi i njohjeve, pasi historia që po jetonin jashtë kamerave, nuk kishte lidhje me atë që po tregonin para kamerave. Por edhe pse u duk se ishin shumë të afërt me njëri-tjetrin dhe kishin pëlqim të ndërsjelltë 'lidhja' e tyre jashtë programit nuk zgjati shumë. Kjo pasi vetë ata njoftuan se lidhja dhe njohja e tyre nuk do vazhdojë më pasi Edi do kthehet në Zvicër aty ku jeton e punon, ndërsa Ada si infermiere në Skrapar.

Së fundmi, Edi i ka habitur të gjithë me një foto të publikuar së fundmi në InstaStory ku shihet në shoqërinë e një vajze. Të përqafuar dhe shumë afër me njëri-tjetrin, ky imazh po sjell mjaft dyshime se ish-konkurrenti i “Për’puthen” ka nisur një lidhje të re ose ndoshta është ribashkuar me të dashurën që ka patur. Në media ditët e fundit kanë qarkulluar lajme se Edi edhe pse kishte hyrë në një program njohjesh, ai në fakt e ka një të dashur në Zvicër, aty ka lindur dhe jeton duke punuar për biznesin e familjes.
![]()