Vijon operacioni policor për kapjen e 21-vjeçarit Aldi Rama, i cili mëngjesin e sotëm vrau punonjësin e policisë Saimir Hoxha në Lezhë. Policia po ushtron kontrolle intensive me helikopter dhe dron. Dyshohet se i riu është fshehur në një shtëpi në Kune, një zonë me bimësi të dendur, jo shumë larg nga vendngjarja. Ende nuk është gjetur arma e krimit dhe dyshohet se 21-vjeçari është ende i armatosur pasi ka qëlluar edhe në drejtim të hilikopterit të policisë. Ndërkohë janë shoqëruar në komisariat dy personat që ndodheshin në mjetin tip “Volswagen”, ku ishte dhe pasagjer 21-vjeçari Aldi Rama. Policia gjithashtu ka kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve dhe ka ofruar 20 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion për gjetjen e tij.