Rama ka vazhduar t’i mëshojë ditën e sotme faktit se Kosova duhet t’i bashkohet nismës Ballkani i Hapur. Ndërkohë që Bosnja dhe Mali i Zi e kanë refuzuar ftesën, në këtë nismë që konsiderohet si Jugosllavia e re bën pjesë vetëm Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia. Termit “Jugosllavia e Re”, i ka vënë pikën sot vetë Rama i cili ka deklaruar para studentëve kosovarë, me mediat e pranishme aty se është mënyra e vetme për të lëvizur pa kufi. Ai ka bërë një krahasim midis Jugosllavisë së Millosheviçit dhe nisëm Ballkani i Hapur duke u shprehur se gjyshërit e tyre lëviznin lirisht brenda Jugosllavisë, e ata jo dhe ajo çfarë do e mundësonte këtë do ishte pranimi i të bërit palë me Serbinë.
“E besoj 100% që rruga e vetme për të dalë nga inercia dhe për të prodhuar mirëqenie është Ballkani i Hapur për ne. Gjyshërit tuaj, jetonin nën Sllobodan Millosheviccin dhe lëviznin lirisht në Europë me pasaportën e Jugosllavisë. Ju jetoni në shtet sovran dhe nuk lëvizni lirisht. Pse?”-është shprehur Rama.
Ndër të tjera ai ka thumbuar edhe Merkel: "Sepse Europa nuk mban fjalën. I thanë Kosovës duhet të bëni këto detyra për të siguruar kufijtë dhe më pas do liberalizojmë vizat. I bëri Kosova të gjitha, siç thotë raporti i vetë BE-së. Këtu 2 milionë njerëz nuk lëvizin dot, a thua se po u hapën kufijtë do të ndodhë një evazion dhe do mbushet me ujë Parisi dhe Berlini",-shtoi Rama.