Dita e parë e shkollës në fshatin Suç të Bashkisë së Klosit nuk ka nisur si kudo në vendin tonë. Nxënës e prindër kanë protestuar para godinës së shkollës së mesme të Bashkuar “Haxhi Lata”. Shkak është bërë mos-hapja e kësaj godine prej më shumë se një viti e gjysmë, me argumentimin se është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019. Prindërit u shprehën se do të vijojnë bojkotin e tyre deri sa të kenë një zgjidhje përfundimtare.
“Bashkia Klos nuk ka pasur kryetar bashkie. Askush nuk ka ardhur këtu, as kryetari asnjë person nga bashkia.”-tha një qytetar.
Ndërkohë, një tjetër u shpreh:
Edhe vetë fëmijët e shohin të pamundur që të mësojnë në godina të tjera ku kanë mësuar vitin e kaluar.
“Ne na çojnë vetëm në godina të vjetra. Duam shkollën tonë. Dua të hapët shkolla jonë.”
Në qershor të vitit 2020 ekspertët e Institutit të Ndërtimit në Tiranë kanë vendosur që kjo shkollë t’i nënshtrohej një rikonstruksioni, pasi ka pësuar një çarje në anën lindore, por edhe pse kanë kaluar më shumë se një vit e gjysmë, ende nuk është bërë asgjë.