Edi Rama është sot në një vizitë zyrtare në Kosovë. Atje ai është pritur nga kryeministri i vendit Albin Kurti. Menjëherë në fjalën e tij, Rama ka folur për reciprocitetin e targave dhe ka sulmuar Serbinë, duke u munduar të fitojë pak popullaritet në Kosovë. Ai ka thënë se Serbia duhet ta njohë Kosovën si një shtet sovran dhe të heqë dorë nga manovrat ushtarake në veri.
Megjithatë, këto fjalime nuk mbulojnë dot përpjekjen e Ramës për Ballkanin e Hapur pa prezencën e Kosovës, por duke u gjendur më afër me Serbinë. Kjo është komentuar shumë nga shqiptarët e Kosovës, madje ka nga ata që e quajnë Ramën tradhëtar.