Një ngjarje tragjike ndodhi mbrëmjen e djeshme në një karburant në Lucern të Zvicërs.
Rreth orës 19:30, policia u lajmërua për një incident në karburantin në fjalë, ku pas një përleshjeje mes disa personave, një 20-vjeçar nga Kosova mbeti i vdekur, shkruan 20minuten.
Policia e kantonit të Lucernit konfirmoi ngjarjen në të cilën vdiq i riu. Sipas policisë, të dy grupet sulmuan njëri-tjetrin në parkun industrial Schäracher në Geuensee.
Sipas gjetjeve të para të policisë, në konflikt janë përdorur edhe objekte të ndryshme. Si pasojë e sherrit mbetën të plagosur edhe disa të rinj të tjerë.
Në sherr u përfshinë disa persona nga Siria, Iraku, Maqedonia e Veriut dhe Zvicra. Policia po heton në lidhje me ngjarjen dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.