Banori i Bërnjakës, Kosta Milovanoviq, po e konsideron Njësinë Speciale, si pjesë edhe të serbëve të veriut. Në një prononcim për ekonomiaonline, Milanoviq, ka thënë se shtetësinë e Kosovës duhet ta pranojë Serbia, njëjtë siç pranohet nga shumë vende të botës. “Situata nuk është aq e keqe. Diçka ka me qenë mirë, Njësia Speciale e Kosovës ROSU është njësia e jonë, e Kosovës që e pranojnë të gjitha organizatat botërore.
Serbia është e vërtetë që nuk e pranon mirëpo ne duhet të jetojmë me shqiptarët. Si unë që i kam targat KM (Kosovë e Metohi) unë jam shembulli konkret, askush nuk më pengon me këto targa as shqiptarët as ROSU-ja askush, lirisht po udhëtoj”. Tutje, ai ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, që t’i lejojë të jetojnë normalisht. Lutje pati edhe për presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Qytetari u shpreh: