Sipas raportimeve nga mediat, dy helikopterë serbë kanë nisur fluturimin në kufirin në Jarinjë, teksa situata ndihet tejet e tensionuar. Pak më herët ditën e sotme ka patur protesta nga qytetarët e Kosovës në kufi. Në lidhje me gjendjen e krijuar KFOR ka reaguar duke çuar në një patrullim ajror një helikopter të tijin, të forcave paqeruajtëse. Për pak minuta, helikopteri ka qëndruar në hapësirën ajrore të Kosovës, në afërsi të kufirit me Serbinë, në Jarinjë.