Përpos Njësive Speciale të Policisë së Kosovës dhe xhandarmërisë serbe, në pikat në veri të vendit po qëndrojnë edhe pjesëtarë KFOR-it. Një prej pjesëtarëve të kontingjentit hungarez të KFOR-it iu tregoi gishtin e mesëm gazetarëve serbë në Leposaviq, raporton insajderi. Mediet serbe këtë gjest të ushtarit e morën si tregues të qëndrimit të KFOR-it ndaj serbëve dhe për krijimin e ushtrisë së Kosovës. Ndryshe, situata sot u tensionua pasi serbët dogjën Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok.