Në një deklaratë të plotë, Kozak Braçi ka rrëfyer të gjithë ngjarjen, e cila u kthye në më të bujshmen e orëve të fundit: Pengmarrja e tij nga vëllai i Fabio Dushkut, me të cilin ai ka patur disa konflikte virtuale. Kozaku rrëfen se si 20 veta të armatosur me thika dhe armë zjarri e morën peng në një taksi dhe më pas e futën me forcë në makinë. Ai shpjegon se më pas e çuan në një pyll dhe aty e dhunuan, VIDEON e plotë mund ta gjeni PREMIERË LIVE në kanalin tonë të YOUTUBE në orën 20:00.
"13 veta t’përgatit, makinat pa targa me thika me armë. 20 veta shqyen dyert e taksisë me armë në dorë, unë isha vetëm me telefon. Sikur ishin t’u kap Toto Rinën. M’kapen 13 veta m’futën me i golf 5 ene m’gjujtën ding-ding. Më shtrinë në makine i golf pesa i zi se s’doja me hyp, 3 makina o bishe”-thotë ai në një pjesë nga bashkëbisedimi me dikë në rrjetet sociale."