Një lajm i keq ka ardhur në lidhje me ndeshjen e Florian Markut me ukrainasin Maxim Prodan. Sipas "Irish Mirror" Florian Marku ka dalë mbi peshë në krahasim për Maxim Prodan dhe për të shpëtuar titullin kampion i duhet të humbasë 2kg brenda dy orësh që të balancohet me peshën e Prodan. Do të kishte tolerim për këtë peshë thuajse të papërfillshme, nëse nuk do të kishte titull në mes, por meqenëse ka, Marku duhet të bëjë çmos për tu balancuar në peshë me Prodan.
Shqiptari përballet me testin më të vështirë të karrierës së tij në peshat e mesme kundër ukrainasit të pamposhtur Prodan në Stadiumin Tottenham Hotspur. Ndërsa kujtojmë se ditën e djeshme mes Markut dhe Prodan kishte një përplasje gjatë konferencës për shtyp, pasi ukrainasi i tha se kishte gabuar që kishte pranuar ndeshjen me të. Ndërsa Marku iu kundërpergjigj duke i thënë se tipat si Prodan i çon në dyqan për të blerë.