Edi Rama ka prezantuar për publikun disa foto nga Projekti i Ri i Portit të Durrësit. Por paradoksalisht ka bërë të njëjtin gabim duke publikuar projekte me foto të vjedhura nga vendet e tjera. Ai ka postuar disa foto-projekte për ndërtimin e Portit të Ri të Durrësit, ku sipas tij kanë marrë pjesë 14 kompani dhe 5 u përzgjodhën finalistë. Por, mjafton vetëm një kontroll i thjeshtë për të kuptuar se fotot janë marrë nga një projekt i një aeroporti në Irak i quajtur “Grand Port of Al Faw”. “Pasi fituesi të dorëzojë projektin ndërtimor final, do të ngrihet kantieri i ndërtimit në 2022.” – shkruan Rama në postim, por nuk sqaron burimin se nga ku është marrë. Gjithashtu Rama ka postuar edhe një foto të marrë nga faqja e njohur Adobe Stock.
Kujtojmë se e njëjta gjë ndodhi edhe disa muaj më parë, ku KM postoi foto me hekurudhën e re Tiranë-Rinas-Durrës si dhe një video të projektit 3D. Por projekti rezultoi se ishte kopjuar nga “Doha Metro Train” në Katar.