Sipas një studimi të ri nga shkencëtarët kinezë, shkak për përhapjen e Covid është SHBA dhe rasti i parë është gjetur pikërisht atje. Në studimet e tyre shkencëtarët në të gjithë botën kanë identifikuar lakuriqët e natës si një nga shkaktarët më të mundshëm të virusit. Sidoqoftë, asnjë mostër lakuriqi nuk është gjetur të mbajë viruse që janë gjenetikisht mjaft të afërt me SARS-Cov-2, koronavirusi i ri i lidhur me Covid-19. Studimi i ri testoi 102 mostra të marra nga stallat e mishit në tregun e ushqimeve të detit Huanan në Wuhan, provinca Hubei të mbledhura në mbi 700 vende në të gjithë Kinën.
U zbulua se gjasat që lakuriqët e natës në Kinë të mbajnë SARS-CoV-2 është shumë e ulët, dhe paraardhësi i menjëhershëm i virusit ka më shumë gjasa të jetë tek kafshët e egra që jetojnë në vende më në jug dhe jugperëndim të Kinës. China Daily thotë se hulumtimi në të dhënat e epidemisë, i kryer nga dy universitete kineze, “tregon me 50% mundësi që infeksioni i parë Covid-19 në SHBA të ketë ndodhur midis gushtit dhe tetorit të vitit 2019, dhe rasti më i hershëm i mundshëm ishte më 26 prill 2019, në Rhode Island. Global Times nënvizon se kjo do të thotë që virusi ishte në SHBA disa muaj para se rastet të zbuloheshin në Wuhan në dhjetor të vititt 2019.
Burimi:scom.com| Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania