Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Kavajë-Durrës, ku është batuar një trajler. Raportohet se trajlerit i ka plasur goma dhe është përmbysur në rrugë, duke shkaktuar trafik të madh. Nisur nga fakti se trajleri është i tonazhit të rëndë dhe për ta lëvizur nga rruga duhet kohë, policia i bën thirrje drejtuesve të automjeteve që duan të qarkullojnë në drejtim të Tiranës, të përdorin rrugën Rrogozhinë-Elbasan-Tiranë ose rrugë dytësore alternative.