Një grua shqiptare shtatzënë e infektuar me Covid ka humbur foshnjën e saj, pasi u detyrua të priste dy orë e gjysmë në një parking makinash në spital. Fationa Nikolli, e cila ishte 32 javëshe shtatzënë në atë kohë, shkoi në Spitalin Selly Oak në Birmingham në orën 10 të mëngjesit më 6 korrik. Sipas mediave të huaja, nëna e dy fëmijëve e cila jetonte pesë minuta larg spitalit thotë se iu kërkua të priste në parkingun e makinave nga infermierët, pasi ishte e infektuar me Covid.
Kur ajo më në fund u fut brenda në orën 12.30 pasi mjekët gjetën një dhomë private ku ajo mund të izolohej, Nikolli u dërgua me urgjencë për një operacion. Por djali i saj lindi i vdekur. Shqiptarja, e cila kërkoi që fytyra e saj të mos tregohej, pohoi se një mjek i tha : “Nëse do të kishe ardhur më parë, unë mund ta kisha shpëtuar fëmijën.” Një hetim i plotë është duke u zhvilluar dhe po shihen mënyra për t'u bërë ndryshime se si të sillen me nënat e ardhshme pozitive me Covid.