Policia e Tiranës ka arrestuar së fundmi këngëtarin e muzikës popullore, Bujar Çiçi. Mësohet se arrestimi i këngëtarit ka ardhur pasi ai u kap duke drejtuar makinën në gjendje të dehur. Ditën e nesërme pritet që Çiçi të mbërrijë në gjykatë për t'u njohur me masën e sigurisë që do të vendosin togat e zeza. Çiçi është autor i disa këngëve si “Kush ma i pari boni”, “Jom n’Tiron 500 vjet’ apo Nji Tirone nuk bohen dy”.
Njoftimi i policisë: