Një sherr mes disa të miturve ka ndodhur ditën e sotme në Kamëz. Policia ka njoftuar se dy të mitur 16 vjeç dhe 17 vjeç kanë përfunduar në spital pas një sherri me një 17-vjeçar me inicialet R.V. Ky i fundit është shoqëruar nga policia e cila po merret me sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 14:45, në Kamzë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, janë dëmtuar dy shtetas të mitur 16 vjeç dhe 17 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Sherbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin për veprime të metejshme të shtetasit R. V, 17 vjeç, si autor i dyshuar i ngjarjes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Foto Ilustruesee