Florian Marku ka “shpërthyer” në ofendime ndaj kundërshtarit të tij, Maxim Prodan.
Boksieri shqiptar dhe Prodan do të përballen të shtunën në stadiumin e Tottenham Hotspur në Londër.
Marku e ofendoi rëndë boksierin kundërshtar, derisa e paralajmëroi se do ta mposht atë.
Pak çaste më pas sigurimi e ka larguar me forcë Markun nga salla ku mbahej konferenca.