JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Nënë e dy fëmijëve, kjo është 23-vjeçarja që vdiq pas operacionit në spitalin e Vlorës
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23/09/2021 13:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mbrëmjen e kaluar, 23-vjeçarja Brisilda Sadushi humbi jetën në spitalin e Vlorës pasi i ishte nënshtruar një operacioni. 23-vjeçarja kishte infeksion në bark dhe gjatë operacionit kishte kaluar në gjendje shoku, por mjekët nuk mundën ta shpëtonin. Sipas mjekëve nëna e dy fëmijëve kishte qenë në gjendje të rëndë me infeksion të përgjithshëm dhe tensionin shumë të ulët.

Ajo kishte mbërritur mëngjesin e djeshëm në spital në gjendje të rënduar shëndetësore. Ndërkohë policia po merret me zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje dhe nëse e reja ka patur ndonjë komplikacion tjetër.

Screenshot 33 3