Një zjarr i madh ka rënë ditën e sotme në fshatin Derven në Krujë. Mësohet se prej një zjarri të qëllimshëm janë djegur mbi 20 ha pemë frutore, dushk dhe shkurre. Për shkak të erës zjarri po përhapet me shpejtësi duke rrezikuar edhe banesat përreth, pasi 10 banesa ndodhen pranë zjarrit. Ndërkohë banorët kanë raportuar edhe disa zhurma shpërthimesh që mund të jenë nga bomba ose municione që gjenden në zonë. Forcat zjarrfikëse dhe banorët po punojnë për shuarjen e flakëve të zjarrit që po përhapen me shpejtësi.