Mediat turke i janë rikthyer edhe njëherë arratisjes së Faruk Fatih Ozer, ‘bosit’ të kriptovalutave, i cili u largua drejt Shqipërisë me miliona dollar. Ditën e sotme, mediat turke kanë njoftuar se ka rënë në prangat e policisë shqiptare, biznesmeni i njohur, Edevaldo Haxhiu, pasi ka ndihmuar në fshehjen e Ozer.
Siç shkruajnë edhe në Turqi, Haxhiu është nipi i kreut të federatës së futbollit, Armando Duka. Haxhiu nuk i ka pranuar akuzat në polici dhe ka thënë se nuk e njeh Ozer, megjithatë, mediat turke kanë siguruar disa pamje, kur nipi i Dukës, pret Ozer në një hotel.