Pak ditë më parë publikuam rastin e një vajze nga Kosova, e cila ishte "fiksuar" me një djalë gjatë pushimeve në Shëngjin. Ndër të tjera ajo rrëfente se i kishte pëlqyer shumë djali dhe kishin shkëmbyer shikime të vazhdueshme me njëri-tjetrin, por e kishte patur të pamundur t'i fliste atij pasi ishte e shoqëruar nga familja. Për këtë arsye vajza shkroi në redaksinë tonë me qëllim për ta publikuar si rast, me shpresën se mund ta shihte djali dhe të krijonte një mundësi komunikimi me të. Ndërkohë kjo gjë është realizuar, por për "fatin e keq" të vajzës, djali shprehet se është i fejuar dhe ka frikë se nga kjo gjë mund t'i lindin probleme me partneren e tij. "Hej jom un ai djali, po jom i fejum e per ket pun tshkrova me insta sa e qela se spo kom qef me qit problem."-ka shkruar ai për JOQ, duke ia bërë të qartë vajzës përgjigjen.