Tragjedia në familjen Gjoka nga shpërthimi i bombolës së gazit/ Banorët: Ktheheshin në Lezhë vetëm për hatër të prindërve të moshuar

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21.09.2021, 18:55

Në fshatin Gajush të Lezhës ku ndodhi dhe tragjedia e rëndë që i mori jetën 4 pjesëtarëve të familjes Gjoka ka pllakosur heshtja e zisë. Banorët janë të prekur nga ngjarja e rëndë dhe shumica nuk gjejnë fjalë apo komente për ngjarjen e rëndë.

Nga banorët që pranojnë të flasin kuptojmë se familja Gjoka gëzonte respektin e kujtdo në fshat dhe fatkeqesia i ka lënë të shokuar. Një banor thotë se ata ktheheshin në Lezhë vetëm për hatër të prindërve të moshuar të kryefamiljarit, Arben Gjokës.

“Ishin familje shume e edukuar. Ikën njëherë në Itali por u kthyen se kishin pleqtë, vetëm për ata u kthyen. Patën marrë një lokal në Velipojë dhe u ndodhi çfarë u ndodhi. Zoti u dhëntë paqe.”-ka thënë një banor për Report. Dhimbja më e madhe duket se i atribuohet ndarjes nga jeta një ditë më parë të djalit të vogël të familjes, 12 vjeçarit Enriko.

“Sidomos kur dëgjova për djalin, më keq se aq nuk ka më. Është sikur të ketë ikur dhe gishti i vogël i dorës.”-tha një banor tjetër.

Kujtojmë se më datë 3 korrik Alketa me tre fëmijët shkuan për të hapur hotelin, por bombola e gazit shpërtheu aksidentalisht dhe të katër mbetën të plagosur rëndë. Edhe pse u dërguan për mjekim të specializuar në Itali ku jeton dhe kryefamiljari Arben Gjoka, fatkeqësisht nuk mundën t’i mbijetojnë plagëve të marra.

Të parat u ndanë nga jeta vajzat Daniela dhe Klarisa, 19 dhe 15 vjeç, trupat e të cilave prehen në Shqipëri, ndërsa nëna e tyre Alketa dhe vellai Enriko, 12 vjeçar u ndanë nga jeta më 16 dhe 20 shtator, trupat e të cilëve ndodhen ende në Itali.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit