Një video që është bërë virale kohët e fundit tregon momentin kur talebanët dhunojnë duke fshikulluar me kamxhik një burrë. Fshikullimi ndodhi gjatë fundjavës para ministrisë së arsimit në Kabul pasi burri u akuzua për vjedhje të një telefoni, sipas rrëfimeve të dëshmitarëve. Pamjet tregojnë burrin që përpëlitet dhe ulërin nga dhimbja teksa goditet mbi supet me kamxhik, ndërsa është i lidhur në një shtyllë.
Lëvizjet e talebanëve deri më tani tregojnë një dështim për të përmbushur zotimin e mëparshëm të tyre për një qeveri "gjithëpërfshirëse" dhe me këtë po rrezikojnë që të mos ndihmohen financiarisht apo të njihen nga vendet perëndimore.
Burimi:dailymail Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA