Një 21-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Mediat lokale kanë raportuar se Devinson Bregu është 21-vjeçari që humbi jetën në aksidentin në via Piave në Cerreto Guidi, midis Lazzeretto dhe kryeqytetit, natën e së Dielës më 19 shtator. I riu me origjinë shqiptare kishte mbushur 21-vjeç më 18 maj dhe vdekja e tij ka tronditur rëndë nënën e tij Albina dhe vëllain e tij Louis. Raportohet se i riu ishte në tre të mëngjesit në rrugën krahinore 31 kur për arsye ende nën hetim humbi kontrollin e makinës së tij të vogël duke u përplasur fillimisht me një pemë dhe duke përfunduar në një ullishte.
Punonjësit e shëndetit dhe karabinierët ndërhynë menjëherë, por i riu kishte humbur jetën. Ai ishte një banor i Empolit, ku vazhdoi shkollën dhe ku luajti gjithashtu në një ekip lokal, Ponte a Elsa.