Pas 5 ditësh, është gjetur mëngjesin e sotëm trupi i pajetë i minatorit Muharrem Plaku i cili mbeti i bllokuar në Galerinë 3 të një miniere të zotëruar nga kompania “KADURTEX”. 61-vjeçari mbeti brenda pas shembjes së një masivi gurësh mesditës së 15 shtatorit. Ai ngeci brenda, teksa 5 shokët e tij arritën të dilnin me dëmtime të lehta.
Grupet e shpëtimit punuan për hapjen e galerisë për të gjetur minatorin e bllokuar dhe vetëm pas 5 ditësh aeritën t’ia dilnin. Viktima kishte diaa vite që ounonte në komaninë “KADURTEX sh.p.k.” me administrator Kapllan Duriçin dhe bashkëpronarë vëllezërit e tij Myfit dhe Ilber Duriçi.