Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me biznesmenin Davide Pecorelli, për të cilin ditën e djeshme u mësua se është gjallë. Mediat italiane kanë raportuar se ai ka qendruar dy ditë në ishullin Giglio dhe pastaj ka marrë me qira një gomone në ishullin Montecristo. Orët e fundit të Davide Pecorelli janë ekzaminuar nga hetuesit. Hetimet janë kryer nga Karbinierët e Grosseto të cilët janë përpjekur të sqarojnë rrethanat e zbulimit që nga pasditja e së Premtes.
45-vjeçari, me origjinë nga Selci Lama u gjet pa dokumente nga Karabinierët e ishullit. Ai kaloi natën në stacionin ushtarak, duke refuzuar të dhënat e tij personale, dhe dje në mëngjes ai u dërgua në rajon dhe u identifikua zyrtarisht nga ushtarët e Piombinos. Por diçka nuk ishte në rregull. Kur karabinierët kontrolluan dokumentet e lëna në shtratin e tij zbuluan se biznesmeni italian kishte një identitet tjetër. Sipas hetuesve ato dokumente nuk ishin të rregullta, ata kishin një emër tjetër. Hetimet u kryen edhe në dhomën e akomodimit në ishullin Giglio. Një nga hipotezat e hetuesve është se Pecorelli shkoi në ishullin Giglio me një qëllim. Hetuesit flasin për një pasion për numizmatikën dhe për mundësinë që ai të kishte me vete ndonjë monedhë koleksioni, me vlerë për ta shitur. Gjetjet janë ende në vazhdim dhe për momentin, asnjë provë konkrete nuk është gjetur për të mbështetur këtë tezë hetimore.
Cilat ishin lëvizjet aktuale të Pecorelli, por mbi të gjitha pse dhe si i kaloi këto tetë muaj si i zhdukur, ish -gjyqtari do t'ua shpjegojë atë nesër pasdite prokurorëve të Perugia.
Burimi:perugiatoday Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA