Javën e kaluar, Elton Metaj vrau ish-bashkëshorten e tij Sabrina Bengaj, vetëm dy javë pasi kishte dalë nga burgu. Metaj u lirua nga burgu, por ky lirim i tij u mundësua nga një zinxhir institucionesh që i shërbyen atij. Kur u arrestua, Metaj akuzohej për tri akuza dhe ishte dërguar me mjekim të detyruar në burgun e Zaharisë, ku më 25 mars përgjegjësi i sektorit të këtij burgu jep informacion për të akuzuarin. Në shkresën e mjekëve thuhet se nuk është konstatuar ndonjë patologji psikiatrike dhe gjatë trajtimit gjendja e pacientit ka qenë e stabilizuar, kjo për të ndryshuar mjekimin nga të detyrueshëm në ambulator.
Pas kësaj, gjyqtari i çështjes Piro Sota u ka nisur një shkresë dy ekspertëve të mjekësisë ligjore Ilda Aliko dhe Dorian Skënderaj, të cilët megjithëse parashikojnë sjellje të paparashikueshme, rekomandojnë nxjerrjen e Metaj nga Zaharia dhe mjekimin e tij të detyruar ambulator nga një familjar. Edhe prokurori Dorian Tafile ishte dakord me ndryshimin e masës dhe nuk e apeloi fare vendimin e gjykatës. Ndërsa Ministria e Drejtësisë ende nuk ka bërë asnjë inspektim mbi Institutin e mjekësisë ligjore që në shumë raste ka konsideruar gjendjen e rënduar shëndetësore të të burgosurve, duke shpejtuar lirimin e tyre. Ndodh shpesh që ky institut i mjekësisë ligjore deklaroi se të burgosurit vuajnë nga sëmundjet tumoriale dhe nga zemra, dhe nga akt ekspertizat që kryhen më pas, edhe në spitale private këta persona lirohen.