Pas dopietës në kampionat ndaj Newcastle, Cristiano Ronaldo vuri firmën edhe në golin e parë sezonal të Manchester United në këtë sezon të Champions League, pasi gjeti rrjetën që në minutën e 13’ të ndeshjes ndaj Young Boys. Ndërkohë, në minutën e 72’ portugezi u zëvendësua me Lingard, por ish-sulmuesi i Juventusit filloi të bënte zëvendës teknikun e Solskjaer. Një qëndrim që ka mërzitur shumë tifozë, por edhe ish-futbollistin e Manchester United Rio Ferdinand. Anglezi ka kritikuar sjelljen e sulmuesit.
“Është trillim për tifozët. Po të kisha qenë trajner i tij do i kisha thënë që të ndalet dhe të ulet. Por, Cristiano është i tillë. Ai gjithmonë dëshiron të fitojë, por nëse kjo do të thotë të ngrihet në këmbë, të shkojë përkrah trajnerit dhe të udhëzojë, atëherë nuk është diçka e mirë”,-shpjegoi Ferdinand.
Vlen të thuhet se kjo nuk është hera e parë që Ronaldo improvizon si ndihmës trajner. Rasti më i famshëm është sigurisht ai i finales së Kampionatit Europian 2016. Me atë rast, sulmuesi u detyrua të largohet nga fusha për shkak të dëmtimit, por nuk i braktisi shokët e tij të skuadrës.