JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

“Shteti i Edi Ramës na mashtron me letra fallso”/ Shqiptarët nuk lejohen të kalojnë në Mal të Zi: S’na njohin vaksinat
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15/09/2021 8:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Edhe dita e sotme ka nisur me probleme e trazira për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt Malit të Zi nëpërmjet pikës kufitare të Hanit të Hotit. Shqiptarët janë kthyer sërish në doganë pasi pala malazeze nuk njeh tamponët e bërë nga vetë shqiptarët privatisht dhe kërkojnë të bëjnë një tjetër pranë pikës doganore. Por për punonjësit kostoja e tamponit 23 euro është e papërballueshme për to, ndërkohë që i bëjnë thirrje qeverisë për zgjidhjen e situatës.

“Shteti ynë shqiptar ka të drejtë të na hapi rrugë siç kemi qenë më përpara. Me testin që bëjmë ne me 23 euro neve nuk na vlen asgjë. Nuk i lejon testet në Shkodër thotë vetëm këtu lejohet. Këtu ka dhe të tjerë që duan të lëvizin. Mund të lëviz kudo si në Mal të Zi dhe Serbi. Unë i kam bërë të dyja dozat e vaksinës. I bëj thirrje shtetit shqiptar të na hapi rrugën se duam të lëvizim”– u shpreh njëri nga qytetarët.

“Ky është shteti i Edi Ramës, që na rren, na mashtron me letra fallco, fallco”- u shpreh nëj tjetër qytetar.

Ndërkohë vlen të thuhet se para pak ditësh Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi se nga data 14 shtator Mali i Zi do të ritkhejë masat kufizuese dhe nëse qytetarët nuk plotësojnë kriteret e udhëtimit duhet të karantinohen.