Mediat shqiptare i ka blerë thuajse të gjitha, Rama u hoqi fjalën gazetarëve kosovarë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.09.2021, 16:06

Gazetarët e Kosovës nuk u lejuan të bëjnë pyetje në konferencën e kancelares Angela Merkel dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, edhe përkundër insistimit të gazetarëve kosovarë.

Duke njohur pozicionin e Kosovës rreth nismës Open Ballkan, interesimi ishte i madh për pyetje.

Mbyllja e konferencës për shtyp mes kryeministrit Edi Rama dhe kancelares Angela Merkel ka sjellë pakënaqësinë e gazetarëve nga Kosova .

Gazetarët u revoltuan dhe ngritën zërin pasi nuk iu dha mundësia për pyetje, duke e konsideruar të padrejtë.

Rama u shfajësua duke përdorur axhendën e ngarkuar të kancelares Merkel.

Moderatorja: Për shkak të axhendës duhet ta mbyllim.

Gazetarët: Mediat e Kosovës…Zoti Rama, jemi dhe ne këtu.

Edi Rama: Me mua po por zonja Merkel nuk iu ka asnjë borxh.

Gazetarët: Mediat e Kosovës…asnjë nga ne se le…në fakt e patën për zonjën Merkel.

Ndërkohë i revoltuar, gazetari kosovar Enis Reçica tha se në konferencë kanë qenë gazetarët e gjashtë mediave nga Kosova dhe për 40 minuta kanë kërkuar fjalën për t’i bërë pyetje kancelares Merkel, por që thotë se një gjë e tillë nuk iu është lejuar.

"Sigurisht temë kyqe e jona ishte Kosova, Serbia, marrëveshja përfundimtare, dialogu, liberalizimi, Open Ballkan etj”, tha ai.

Pas Shqipërisë, Kosova kishte numrin më të madh të mediave të pranishme në “Tirana Business Park” ku po zhvillohen takimet e kancelares Merkel me liderët e rajonit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit