JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Përplasen me policinë e Malit të Zi shqiptarët në Han të Hotit: Një çun e dhunuan malazezët
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14/09/2021 8:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mëngjesi i ditës së sotme ka nisur me një përplasje në pikën kufitare të kalimit në Hanin e Hotit. Qytetarët kanë raportuar se për shkak të masave kufizuese që Mali i Zi ka vendosur në pikat kufitare janë krijuar edhe tensione mes qytetarëve dhe policisë malazeze. Bëhet me dije se shkak i këtyre tensioneve mes policisë dhe qytetarëve shqiptarë është bërë mosnjohja e testeve. Qytetarët kanë kryer privatisht testet PCR dhe antigjen para se të niseshin, por policia nuk i njeh këto teste. Sakaq nga raportimet e qytetarëve thuhet se një shqiptar është dhunuar nga policia malazeze.

Ndërkohë vlen të thuhet se para pak ditësh Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi se nga data 14 shtator Mali i Zi do të ritkhejë masat kufizuese dhe nëse qytetarët nuk plotësojnë kriteret e udhëtimit duhet të karantinohen.