Persona të armatosur vranë 12 anëtarë të forcave të sigurisë nigeriane në një bazë ushtarake në shtetin Zamfara dhe më pas i vunë zjarrin ndërtesave, thanë sot dy burime në forcat e sigurisë për AFP. Në të njëjtin shtet, personat e armatosur liruan dhjetëra studentë që ishin rrëmbyer.
Identiteti i autorëve të sulmit nuk u sqarua, por operacionet ushtarake po kryhen kundër bandave kriminale në Zamfara. Këto banda janë akuzuar për një numër rrëmbimesh masive në muajt e fundit.
Telekomunikacioni u ndërpre në Zamfara në mënyrë që grupet e armatosura të mos shkëmbejnë mesazhe me njëri-tjetrin.
Ndërkohë, në të njëjtin shtet të Zamfara, personat e armatosur liruan dhjetëra studentë që ishin rrëmbyer atje në fillim të shtatorit, sipas një burimi të qeverisjes vendore. Më shumë se 70 studentë dhe mësues u rrëmbyen më 1 shtator në Kaya.
Burimi: www.protothema.gr| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA