Pesë ditë pasi të gjitha rrethet e Panjshir dhe qendra krahinore u pushtuan nga talebanët, një komandant i Frontit të Rezistencës në një video mesazh të regjistruar tha se lufta ende nuk ka mbaruar. Saleh Rigistani, komandanti, tha se ata do të vazhdojnë të luftojnë dhe rezistojnë ndaj talebanëve. "Jam i sigurt se muxhahidët, forcat e rezistencës dhe bijtë tuaj do të luftojnë deri në vdekje për të mbrojtur vlerat dhe nderin tuaj" – tha për TOLO News Rigistani të premten. Aktualisht Panjshir është qendra e rezistencës dhe forcat e rezistencës janë të pranishme në të gjitha malet. Rigistani tha se njerëzit në Panjshir po përballeshin me urinë dhe mungesën e ilaçeve. Nga ana tjetër, mes palëve diskutohet një armëpushim jozyrtar tre-ditor.

Disa banorë të Luginës Panjshir thanë se po përballen me probleme të shumta pasi rrugët janë të bllokuara dhe shërbimet telefonike nuk po funksionojnë. "Njerëzit nuk kanë ushqim. Fëmijët kanë nevojë për ilaçe dhe njerëzit po jetojnë të shpërndarë në zona të ndryshme"- u citua të thoshte një banore e Panjshir për TOLO News.

Burimi: tribuneindia.com |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania